Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany ka folur për rekordin e madh të Bavarezëve dhe ka dhënë mendimin e tij të qartë mbi të.

Bayern Munichu po arrin rezultate të jashtëzakonshme këtë sezon. Ekipi nga Mynihu ka fituar 16 nga 16 ndeshje zyrtare, që është një rekord në pesë ligat kryesore.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së ardhshme kundër Union Berlin, Kompany komentoi mbi rekordin e kampionëve gjermanë.

“Nuk përqendrohem te rekordet, do të preferoja të fitoja një finale sesa të thyeja një rekord”, ka thënë fillimisht Kompany.

“Por ne kemi fituar shumë dhe ka të bëjë me qëndrimin mendor: nëse fiton 16 herë radhazi, kjo duhet të të japë besimin për të kaluar periudhat e vështira”, përfundoi trajneri belg. /Telegrafi/