Lajmi i publikuar paraditen e sotme ne “Shkodra Sport” per nisjen e bashkepunimit ne mes klubit te Vllaznise dhe atij te Rapidit te Vjenes, dhe nje gje e tille ne fakt eshte konfirmuar nga vete klubi kuqeblu.
Permes nje njoftimi te shperndare ne faqen zyrtare te tij, behet e ditur se bashkepunimi do te jete kryesisht ne rang Akademie dhe per kete arsye, diten e hene do te kete edhe nje tjeter takim me drejtorin e Akademise se futbollit te Rapidit. Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit shkodran:
“Ditën e djeshme presidenti i KF Vllaznia z.Alban Xhaferi i shoqëruar nga z.Blendi Dibra, sekretar i përgjithshëm dhe z.Darius Schweintek Kordinator për marëdhëniet ndërkombëtare kanë qënë të ftuar special të presidentit të Rapid Wien, z.Martin Bruckner në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndërmjet Rapid Wien dhe Selltik Gllasgow.
Delegacioni i Vllaznisë është pritur nga z.Gerhard Hockner anëtar i Bordit Mbikqyrës i cili ka akomoduar miqtë nga Shkodra në sektorin VIP pranë anëtarëve dhe drejtuesve të Rapid Vjenë. Përpara zhvillimit të takimit Presidenti i Vllaznisë dhe delegacioni është shoqëruar nga Presidenti i Rapid Wien z.Bruckner i cili ka bërë një prezantim të përgjithshëm i ambjenteve të stadiumit dhe organizimit dhe funksionimit të Klubit të Futbollit Rapid Wien.
Nga të dy palët është shprehur interesim për të formalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy klubeve duke forcuar punën e përbashkët në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të elementit të ri. Për këtë qëllim ditën e hënë, 11 Korrik 2022, do të organizohet një tjetër takim me z.Nino Rauph Drejtor i Akademisë së Futbollit të Rapid Vjenë, Austri”./SHKODRA-SPORT.COM/