Gazeta “Shkodra Sport” lajmëroi para pak ditësh se drejtuesit e Vllaznisë kishin në planet e tyre zhvillimin e një ndeshje miqësore edhe me Tiranën dhe kështu do të ndodhë.
Ajo do të luhet, pikërisht ditën e shtunë. Nndërkohë është ndryshuar vendi i zhvillimit të saj sepse fillimisht është menduar të luhej në “Loro Boriçi”, por së fundi është rënë dakord mes dy ekipeve që të luhet në “Selman Stërmasi”.
Njëkohësisht bëhet e ditur se miqësorja do të luhet duke nisur nga ora 17:00 dhe do të jetë një test i rëndësishëm për të dy ekipet. Edhe vetë trajneri i bardhebluve Orges Shehi e ka pranuar në një prononcim për mediat se do të ketë një miqësore këtë fundjavë ndaj Vllaznisë.
Në fakt kuqeblutë me datë 12 gusht kishin planifikuar një miqësore ndaj Kukësit, por shorti i hedhur i kampionatit i ka vënë këto dy skuadra përballë njëra- tjetrës që në javën e parë dhe si rrjedhojë ajo është anulluar. Në të vend të këtij kundërshtari, Vllaznia do të luajë tani ndaj Tiranës./SHKODRA-SPORT.COM/