Shkon ne tre numri i lojtareve qe mund t’i mungojne Vllaznise per ndeshjen e sotme ndaj Egnatias. Pas Latifit qe eshte i skualifikuar me kartona dhe Hakajt qe ka nje problem demtimi dhe mundet te mos luaje, e sigurte qe nuk do te jete ne fushe eshte edhe sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj.

Ky i fundit ne stervitjen e para dy diteve ka ndjere disa shqetesime muskulare dhe si rrjedhoje eshte detyruar ta nderprese ate ne mes, nderkohe qe diten e djeshme nuk eshte stervitur fare me skuadren.

Kjo do te thote se ai pritet te mos jete fare ne dispozicion te stafit teknik per sfiden e sotme, megjithate stafi teknik i ka marre masat per ta zevendesuar.

Kujtojme qe Hoxhaj ka bere vjet nje sezon shume te mire duke qene njekohesisht edhe golashenuesi me i mire i Vllaznise, por sivjet nderkohe nuk ka patur shume hapesira edhe ngaqe ka qene i pafat si rrjedhoje e disa demtimeve qe ka patur./SHKODRA-SPORT.COM/