Dita e sotme do te mbahet mend gjate per futbollistin shkodran Elton Fikaj. Mbrojtesi 17 vjeçar ka firmosur te paren kontrate profesioniste teksa tashme ai do te jete edhe zyrtarisht nen kontrate me klubin e njohur grek Panathinaikos.

Paraqitjet shume te mira qe mbrojtesi i kombetares U19 te Shqiperise ka bere gjate fazes pergatitore qe ekipi grek zhvilloi ne Austri, kane bindur drejtuesit e klibit per t’i ofruar kontrate dhe diten e sotme ka ardhur edhe firma.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Fikaj do te jete pjese e Panathinaikos per tre vitet e ardhshme, pra deri ne vitin 2026. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per te por edhe per familjen e tij dhe veçanerisht te atin- Ilirin, i cili eshte njeriu qe i ka qendruar prej vitesh shume afer ne çdo moment.

Per te mberritur deri tek firma e sotme, eshte dashur shume pune, por edhe sakrifica, megjithate e rendesishme eshte qe ne fund gjithçka u shperblye me firmosjen e kontrates. Por tashme asgje nuk ka perfunduar, perkundrazi ketu nis e veshtira.

Elton Fikaj duhet te vazhdoje te binde pjestaret e stafit teknik te ekipit te pare te Panathinaikos per te qene pjese e tij edhe ne vazhdim.
Gjergj KOLA