Liridon Latifi po luan sezonin e tij të parë me Vllazninë. Lojtari 27 vjeçar ka luajtur 13 ndeshje, ku ka shënuar edhe 4 gola.

Ai dha një intervistë për Ora Sport në Ora TV, ku foli për përvojën e tij në këto javë të para. Ai thotë se skuadra po bën mirë dhe shprehet i kënaqur me punën që po bën trajneri Brdaric. Diçka u tha edhe për Kombëtaren.

“Jemi në rrugën e mirë. Kemi bërë fitore shumë të rëndësishme. Kemi 5 ndeshje pa humbje. Shpresoj që të vazhdojmë kështu.

Brdaric? Është një trajner shumë i mirë dhe jam i kënaqur me punën që po bën.

Ftesa në Kombëtare? Nuk e di. Për këtë duhet pyetur tjetërkënd. Kush nuk ka dëshirë të luajë për Kombëtaren?! Të gjithë mundojnë të bëjnë maksimumin të kenë minuta me Kombëtaren.

Korça apo Shkodra? Pyetje e vështirë, sepse të dyja janë qytete shumë të zjarrta për futboll. Por mund të them pak më shumë Shkodra, sepse në Korçë njerëzit janë pak më të edukuar. Ndërsa në Shkodër njerëzit janë më të zjarrtë, e duan gjithmonë fitoren.

Vallëzimet me topin? S’e kisha praktikuar. Tregova që nuk e kisha harruar. Jashtë fushe përpos valles shqiptare nuk di kërcim tjetër. Është ndeshja e dytë që po luaj kundër Skënderbeut.

Nuk është e lehtë sepse kam kaluar shumë vite të mira atje. Por ne si profesionistë duhet ta harrojmë të kaluarën dhe të shikojmë vetëm sot për sot. Kështu është futbolli, mendohet vetëm sot për sot. Emri im është vënë gjatë kohës së luftës në Kosovë,” – tha ai. /newsport/