Kosova bëri një paraqitje me dy fytyra në ndeshjen e fundit me Greqinë e cila përfundoi në barazim 1-1.
Dardanët në pjesën e parë nuk ishin në lartësinë e duhur dhe pësuan gol me Masouras në 44’ dhe mund të pësonin edhe të tjerë por fraksioni i dytë ishte krejtësisht ndryshe.
Të drejtuar nga trajneri i përkohshëm, Primoz Gliha, dardanët reaguan duke ndërtuar aksione dhe në 76’ arritën të barazonin llogaritë me Rrahmanin.
Gjithsesi në dy raste të tjera Muriqi dhe Zhegrova mund të shënonin për të arritur fitoren por gjithçka u mbyll 1-1 ndërsa tani duhet parë dhe duhet vendosur se kush do të jetë trajneri i ri./Ora News/.