Gëzim Krasniqi ka luajtur në elitë me Besën, por edhe me shumë ekipe me pretendime, duek nisur që nga Partizani, Kukësi, Flamurtari e Teuta.
Verën e shkuar u bë pjesë e projektit të Egnatias, teksa siç e sqarone dhe vetë në prononcimin që ka dhënë për “Rtshport”, ka pohuar se: “Me thënë te drejtën ishte ndeshje emocionuese, por është shumë mirë kur mësohesh me trofe.
Të jem i sinqertë arsyeja që erdha tek Egnatia ishte Gugash Magani dhe presidenti ambicioz. Dëmtimi me Kukësin më shërbeu për mirë, më bëri më të fortë.”
“Besoj se do të qëndroj, por skam folur akoma me presidentin. Rrogozhina është vend i vogël por do të luftojmë për trofe sezonin tjetër. E thashë që presidenti është shumë ambicioz dhe na ka plotësuar çdo tekë. Vitin tjetër do të luajmë për Kupat e Europës”, – tha në fund shtatlartio Gëzim Krasniqi.