Kristaq Mile, është trajneri beratas që ka bërë histori me Tomorin, e çoi afër titullit kampion në sezonin 1999-2000 kur u shpik ajo ndeshje shtesë në “Ruzhid Bizhuta” me Tiranën, ndërkohë që dy ndeshjet e dy fazave kishin dalë 1-0 në Berat dhe 1-1 në Tiranë, por që FSHF në atë kohë shpiku rregulloren për një ndeshje shtesë fantazmë…Një sezon që në Berat nuk do ta harrojnë kurrë me breza…

Kristaq Mile mori drejtimin e Tomorit në fillim të këtij sezoni, ndërsa e kishte shumë të vështirë, sepse beratasit patën bërë merkato duke afruar disa ish-lojtarë nga Apolonia e Albpetroli dhe jo vetëm, e madje bënë edhe fazën përgatitore në Berat.

Rregullorja me lojtarë nga Qarku, bëri që situata të ndryshojë pak ditë para startit. E megjithatë, sot Tomori është në krye, ndërsa Kristaq Mile në radhë të parë shpreson që të rifillojë jeta normale, sepse për momentin akush nuk e ka mendjen te futbolli dhe jo vetëm…

-Mile, e morët Tomorin në vështirësi në fillim dhe tashmë jeni në vend të parë, drejt rrugës për realizimin e titullit.

Është e vërtetë për shkak se ndryshoi rregullorja me lojtarët jashtë qarkut, por prap, asgjë nuk ka mbaruar. Në futboll duhet që të sigurohesh edhe matematikisht dhe vetëm pas ndeshjes së fundit do të festojmë. Ne jemi në rrugë të mbarë, skuadra është në formë të mirë…Shpresoj që të rinisë gara sepse aktualisht nuk bëhet fjalë për futboll dhe asgjë nga aktivitetet e tjera, por e rëndësishme është jeta e njeriut në këtë situatë të vështirë që ne ndodhemi!

-Meqë përmendët situatën që ka sjellë pezullimin e garës, ju si trajner me eksperiencë si e shihni këtë situatë?

Mjaft e vështirë, imagjinoni stërvitje në kushtet më rrethanore, por ama të kuptohemi nga e keqja. Realisht edhe kjo nuk është mirë, por në shtëpi higjena është, dhe ambient i mbyllur. Nuk është se bëhen vrapime, por thjesht ushtrime aerobike kryesisht, kush ka biçikleta. Mirë nuk është por e thash nga e keqja, sepse realisht gara është në kulmin e vet për vetë objektivat sezonale.

-Tomori “hoqi qafe” një rival, si e sheh rrugën drejt rikthimit?

Ne realisht kemi qenë më shumë në vend të parë se skuadrat rivale. Ta mbajmë këtë pozitë, por shpresoj që më parë të rifillojë gara, kjo është më e rendësishmja dhe jeta aktive të rikthehet në normalitet.

-Si është Kategoria e Dytë për një ekip si Tomori?

Derisa sportivisht skuadra ra, duhen pranuar verdiktet, por realisht Tomori është një ekip me shumë traditë në futboll, që e ka vendin në elitë. Ka dhënë jo vetëm për futbollin, por ka shërbyer deri në Kombëtare e Shpresa me shumë breza. Kështu që nuk është fushë për ne kjo e Kategorisë së Dytë, unë si specialist kështu e gjykoj…

-Flitet se ka një projekt që Tomori të synoj edhe elitën…

Shpresojmë, pse jo, uroj që të bëhet realitet dhe then se do të bëhet sepse të jem i sinqertë jo se jemi neve në vend të parë, unë jam nga ata trajnerë që kam drejtuar thuajse në tërë Shqipërinë dhe Tomori dhe tifozët apo shkolla beratase i bën mirë futbollit shqiptar.

-Mile, u fol edhe se gara mund të ndërpritet dhe me këto verdikte…

Por, FSHF mendon gjithmonë në të mirë të situatës dhe klubeve. Kur janë situata emergjente dhe të papërballueshme, natyrisht që derisa Europa e ndërpret edhe neve do ndjekim një praktikë.
Traineri i Shkumbinit Kristaq Mile, gjate ndeshjes se futbollit, Shkumbini-Laci, 1-0, e vlefshme per kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin e Peqinit.

-E kujtoni ende sezonin 1999-2000, për atë titull që e priste tërë Berati?

Më mirë mos ma kujto….Pyet të madh e të vogël në Berat por edhe në Shqipëri se ta tregojnë…