...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKristi Qarri, portieri që premton shumë për të ardhmen e Vllaznisë

Kristi Qarri, portieri që premton shumë për të ardhmen e Vllaznisë

Vllaznia e sivjetme eshte ndryshuar teresisht dhe levizjet kane filluar qe nga porta. Ka ardhur malazezi me pervoje Bojan Zogoviç, me te cilin drejtuesit mendojne ta kene “kyçur” ate.

Por nga ana tjeter, gjeja me e mire qe njerezit e merkatos se kuqebluve kane bere, ka qene besimi qe i eshte dhene portierit shkodran Kristi Qarri.

Nese nje sezon me pare perfundoi si portier i katert (pas Efremov, Sherrit e Laços) sivjet gjerat jane ndryshe dhe Qarri eshte zgjedhur te jete zevendesesi i Zogoviç.

Jo vetem kaq. Por me kete djalosh te Vllaznia besojne se do te sigurojne porten per vitet e ardhshme dhe kete e tregon fakti se me te kane rinovuar edhe per 5 vitet e tjera.

Futbollisti qe pas dy muajsh mbush 20 vjeç po rritet nga dita ne dite dhe kjo i ka ngrohur te gjithe. Me siguri qe shume shpejt Vllaznia nuk do te kete me nevoje te “eksportoje” portiere./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.