Seria A ka dominuar futbollin europian përpara disa vitesh dhe më pas pësoi një rënie drastike. Ata nuk ditën të ruanin hapin e anglezëve, gjermanëve dhe spanjollëve.
Disa finale të Ligës së Kampionëve nga Juventus dhe fitimi i Interit dhe Milani nuk ishin asgjë nga ajo që po ndodhte. Juventus ka qenë ajo që ka punuar më me mënd në këtë drejtim dhe rënia në Serinë B u ka bërë mirë torinezëve.
Ata investuan ne infrastrukturë duke bërë një stadium të ri dhe më pas filloi ngritjen graduale derisa arriti të sillte në Itali një nga më të mirët në botë siç është Ronaldo.
Vlerat në bursë u rritën menjëherë dhe përfitimet pritet të jenë të mëdha edhe nga shitja e fanellave.
Dino Zoff ish-portieri juventin në vitet 1972 deri në 1983 është shprehur se me këtë lëvizje fiton gjithë futbolli i italian dhe jo vetëm Juventus.
“Është bërë një lëvizje e rëndësishme dhe Juventus është një klub që ka bërë gjëra të mira. Ronaldo është një blerje e mirë jo vetëm për ekipin por për të gjithë futbollin italian. Ne duhet të kthehemi ku kemi qënë” përfundon portieri.