Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKroacia në telashe, Perishiç me COVID përfundon menjëherë në karantinë

Kroacia në telashe, Perishiç me COVID përfundon menjëherë në karantinë

Kroacia humbet një lojtar shumë të rëndësishëm vetëm pak dite para sfidës me Spanjën për një vend në çerekfinalet e EURO 2020. Ivan Perishsiç ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe është izoluar, duke humbur këtë ndeshje, por edhe të tjera të mundshme në turne në varësi të testeve të mëtejshme.

“Gjatë natës, Federata Kroate ka marrë rezultatet e testeve për virusin SARS-CoV-2, të cilat kanë dhënë si përfundim se pjesëtari i përfaqësueses, Ivan Perishiç, është pozitiv tashmë me koronavirus. Stafi mjekësor i ekipit kombëtar e ka izoluar Ivan nga përbërësit e tjerë të kombëtares dhe ka lajmëruar menjëherë për situatën shërbimin epidemiologjik kompetent duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes për përhapjen e infeksionit.

Perishiç do të kalojë 10 ditë në izolim dhe në këtë periudhë nuk do të zhvillojë ndeshje të kombëtares. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të përfaqësueses, anëtarë të stafit dhe delegacionit, kanë rezultuar negativ”, shkruhej në komunikatën e Federatës Kroate.

Perishiç ka qenë vendimtar në kualifikimin e Kroacisë nga faza në grupe në këtë Europian, pasi ai ka shënuar gol si ndaj Republikës Çeke, ashtu edhe ndaj Skocisë në fazën në grupe të turneut. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments