Per ndeshjen me Tiranen, mungesa e sigurte ne formacionin e Vllaznise eshte ajo e kapitenit Erdenis Gurishta, i cili ka plotesuar numrin kater te kartonave te verdhe dhe per kete arsye, eshte i skualifikuar.
Dilema qe ka lindur tashme ne kampin shkodran eshte ajo se kush do ta zevendesoje numrin 2? Alternativa e deritanishme per te luajtur ne krahun e djathte te mbrojtjes ka qene kthimi prapa i Arsid Krujes.
Nje gje e tille eshte bere nga mbrojtesi i djathte i mirefillite- Abdurrahman Fangaj, sipas stafit teknik ende nuk ishte gati per ta nisur ndeshjen nga minuta e pare.
Por çfare do te ndodhe te shtunen? Burime prane stafit teknik bejne te ditur se edhe kete here, Brdariç ka vendosur t’ia besoje krahun e djathte te mbrojtjes futbollistit Arsid Kruja.
Vllaznia eshte e detyruar per te fituar ndaj Tiranes sepse vetem keshtu mund ta stopoje ate dhe te jete vete ne radhet e pretendenteve per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/