Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKryebashkiaku i Kamzës akuzoi mbrëmë Vllazninë. Ja çfarë kanë bërë sot në...

Kryebashkiaku i Kamzës akuzoi mbrëmë Vllazninë. Ja çfarë kanë bërë sot në Shkodër

Deklaratat e bëra mbrëmë në një emision televiziv nga kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu që flisnin për një favorizim të garës për Vllazninë nga ana e FSHF-së, nuk janë komentuar fare në kampin shkodran.

Gazetarët janë interesuar sot pranë drejtuesve të klubit për ndonjë përgjigje që ata mund të jepnin për këtë gjë por në fakt, prej tyre nuk ka dalë asnjë fjalë.

Nga sa shihet, tek Vllaznia nuk e kanë shumë mendjen tek ato se çfarë thonë drejtuesit e Kamzës sepse janë të fokusuar maksimalisht për ndeshjen e fundit të kampionatit.

Në Shkodër kanë kohë që po i shmangen provokimeve, shpifjeve dhe trillemeve të ndryshme që bëhen nga Kamza dhe rasti tjetër i fundit përveç deklaratave të Mziut mbrëmë, ka qenë edhe deklarata për shtyp e bërë në prag të ndeshjes me Laçin ku sërish akuzoheshin shkodranët.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments