Vllaznia do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Trajnerët Mirel Josa dhe Giovanni Colella kanë vendosur për lojtarët që zbresin sot në këtë supersfidë. Të ndikuar disi nga mungesat, të dy teknikët kanë zgjedhur më të mirët në dispozicion. Më poshtë njihuni me formacionin zyrtar të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit.
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli, Alivoda, Jonuzi, Marku, Mala, Kaina, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa
Partizani: Rexhepi, Sota, Rrapaj, Hadroj, Bitri, Buxhelaj, Hodo, Hoti, Murataj, Da Silva, Skuka. Trajner: Giovanni Colella


