Deklaratat e drejtorit sportiv Engin Firat diten e djeshme kane krijuar nje klime aspak pozitive tek Vllaznia. Ai nder te tjera deklaronte se disa persona kanë penguar lëvrimin e lekëve në drejtim të klubit për inat të administratorit Suad Lici.

Per kete çeshtje, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, numri një i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, z.Xhemal Bushati, ka sqaruar se nga ana e këshillit që drejton, i cili ka edhe tagrin e Asamblesë së Klubit të Futbollit Vllaznia, nuk ka pasur asnjë pengesë.

“Këshilli Bashkiak ka miratuar aq sa kërkuar bashkia dhe klubi Vllaznia. Po ashtu, dua të them se edhe asambleja e ka miratuar buxhetin e Klubit të Futbollit Vllaznia aq sa edhe drejtuesit e saj kanë paraqitur. Lëvrimi i fondeve nuk është në duart e Këshillit Bashkiak, por të bashkisë.

Nëse ka pasur ndonjë pengesë për këtë lëvrim fondesh, duhet që të flasë Lici dhe të thotë nga kush ka ardhur kjo pengesë”, është shprehur kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ajo qe te çudit eshte se tek Vllaznia gjithmone gjerat behen te medha, ndonese sa i takon menyres se funksionimit te sij, Klubi shkodran ka rezultuar te jete nder me korrektet ne Shqiperi.