Partizani fillon vitin 2020 me një humbje në Korçë, në një ndeshje që ka pasur gjithçka brenda. Skënderbeu ka triumfuar 3-2 në një sfidë të çmendur që kishte penallti, karton të kuq, autogol, penallti të humbur e një tjetër autogol, duke mbajtur gjithçka të hapur deri në shtesë.
Të kuqtë e nisën me një gol të shënuar me penallti nga Telushi por më pas nuk mbyllën ndeshjen dhe u ndëshkuan. Kartoni i kuq i Brojës i dha krahë vendasve që barazuan falë autogolit të Bitrit e më pas gjetën avantazhin në shtesë me Krasniqin.
Në pjesën e dytë të dy palët shpërdoruan para portës, sidomos Partizani që humbi penallti shumë të kontestuar me Telushin i cili dërgoi sferën jashtë. Bregu shënoi një supergol e gjithçka dukej e mbyllur, por në shtesë gjithçka u vu në dyshim nga autogoli i Ditës, deri në vërshëllimën përfundimtare që i dha suksesin Skënderbeut dhe e afron me skuadrat e mesit të tabelës, ndërsa kampionët në fuqi humbasin mundësinë që të vënë në trysni ekipet që ka përpara në renditje.
Skënderbeu-Partizani 3-2
42′ (ag) Bitri, 45’+1′ Krasniqi, 82′ / 8′ (p) Telushi, 90’+2′ (ag) Dita
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi (89′ Esien), Elezi, Ndeki (90’+2′ Muja), Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati (81′ Romero), Bardhi (68′ Braun), Çinari, Solomon. Trajner: Renaldo Kalari
KV: Pollozhani, Ndeki, Imami, Koliçi, Dita, Elezi / Telushi, Broja