Në fakt ka pak ndeshje që e kishte plotësuar një shifër të tillë, por vetëm dje para ndeshje me Flamurtarin klubi Vllaznia i ka dorëzuar një ceremoni të thjeshtë për t’i dorëzuar fanellën me numrin 300 të ndeshjeve të luajtur nga ai në kampionat me fanellën kuqeblu.
Numri 6 i Vllaznis- Ardit Krymi ndjehet jashtëzakonisht i lumtur për këtë gjë dhe atë e ka shprehur edhe në një postim në rrjetet sociale teksa ai shkruan:
“Jam i lumtur dhe krenar për këtë moment. 300 ndeshje me fanellën e Vllaznisë nuk janë thjesht numra, por vite pune, sakrifice dhe dashurie për këto ngjyra. Faleminderit klubit Vllaznia dhe çdo tifozi për mbështetjen që më keni dhanë gjithmonë. Ky rrugëtim vazhdon”.
Ai premton se rrugëtimi i tij kuqeblu do të vazhdojë dhe padyshim që me këtë ritëm ai pritet të shndërrohet në lojtarin me më shumë ndeshje në historinë e Vllaznisë. Aktualisht është ndër të parët, por dëshiron të shkojë edhe më tej me fanellën kuqeblu.


