Partizani ka kaluar ne avantazh ne Shkoder. Eshte minuta e 15-te dhe Melo perfiton nga nje gabim i portierit Sherri ne zoterimin e topit dhe e dergon ate ne rrjete.

Ne fillim ka qene Çinari qe ka gjuajtur me te majten e tij nga jashte zone dhe portieri Sherri nuk e zoteron topin. Perfiton nga kjo Melo qe nuk e ka te veshtire ta dergoje ne rrjete.

Ky ishte rasti i pare i rrezikshem ne dy portat respektive dhe menjehere gol per Partizanin. Nje moment qe padyshim mund te ndikoje ne ecurine e metejshme te lojes megjithate Vllaznia duket e vendosur per te reaguar dhe per te shenuar sa me shpejt.

Dhe keshtu ka ndodhur. Ne minuten e 18-te Lika gjuan fort, portieri Hoxha e grushton topin por nuk e zoteron, aty eshte Krymi qe e dergon ne rrjete, 1-1.

VLLAZNIA- PARTIZANI 1-1

Shenues; Krymi 18’/ Melo ’15

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor, Marku, Lika, Shtubina.
Trajner: Mirsad Jonuz

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kote, Kordeiro, Çinari, Solomon.
Trajner: Franko Lerda

Gjyqtar: Andi Koçi