Ish-mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernadez ka nënshkruar rinovimin e tij me skuadrën e Al Sadit në Katar.
Ekipi nga Katari arriti të fitonte titullin kampion të katërt radhazi këtë sezon, teksa Ksavi ka qenë protagonist kryesorë duke udhëhequr ekipin drejt triumfit pa asnjë humbje.
Ish-mesfushori katalanas ndodhet prej 2 sezonesh në stolin e Al Sadit dhe ka rinovuar kontratën e re dhe për dy sezone të tjera.
Rinovimi i Ksavit i mbyll kështu derën Barcelonës e cila prej disa kohësh flitej se po kërkonte të ulte në stol ish-mesfushorin e saj.