Vllaznia do presë ditën e premte në orën 16:45 ekipin e Egnatias. Kuqeblutë pas barazimit 0-0 me Tiranën do kërkojnë 3 pikët në këtë ndeshje para tifozëve të saj. Gjithashtu edhe rrogozhinasit do kërkojnë reagimin pas humbjes me Partizanin në shifrat 0-3. Disfata e 6-të në 7 ndeshjet e fundit.
Për ekipin e Egnatias do jetë një kthim në Shkodër pas 17 vitesh për një ndeshje të Superligës. Hera e fundit që këto dy skuadra janë përballur në “Loro Boriçi” ka qenë në datën 30.01.2005.
Sfidë që përfundonte në shifrat 2-0 për shkodranët. Ky do ishte edhe sezoni i fundit për Egnatian në Superligë para rikthimit në këtë sezon.
Një përballje që në letër ka diferenca të mëdha, por ku Vllaznia patjetër duhet të tregojë kujdesin dhe vëmendjen e duhur. Nisur kjo edhe nga surpriza e hidhur që i bënë rrogozhinasit në fazën e parë. Ndeshje që përfundoi në shifrat 1-1 në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës.
Endri ÇINARI