Ernest Muçi u shndërruar në një hero te Legia, teksa me golin e realizuar në minutën e 100-të në duelin e kthimit në transfertë ndaj Austrisë të Vienës, arriti t’i jepte kualifikimin skuadrës polake.

Talenti shqiptar u hodh në fushë në minutën 94, teksa vetëm 6 minuta i mjaftuan për të zgjidhur kualifikimin. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mediat, Muçi u shpreh:

“Ishte shumë ndeshje e çmendur. Djemtë dhanë gjithçka dhe e meritonin ta fitonin këtë ndeshje. Është shumë e rëndësishme për ne që të kalonim në raundin tjetër. Jam shumë i kënaqur që hyra në fushë dhe fituam ndeshjen. Jam i lumtur! Gjatë gjithë kohës kur isha në stol po mendoja se nuk ka më ndeshje përtej kësaj. Kur ishte 3-4 mendova: “Në rregull, kohë shtesë“. Por isha me fat që patëm një shans tjetër dhe shënova.

Sigurisht që doja ta bëja këtë. Por ka të bëjë më shumë me instiktin. Unë nuk mendoj për asgjë kur hyj në fushë. Marr vendime në moment. Jam i lumtur që mora vendimin e duhur dhe fituam ndeshjen.

Kundërshtari i radhës? Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe kjo ishte një ndeshje e vështirë. Për të shkuar në grupe na duhet të bëjmë historinë përsëri kundër tyre. Jemi gati dhe do të përgatitemi. Shpresoj që do t’ia dalim.

Jam shumë i lumtur për tifozët, e shijoj shumë kur shënoj dhe festoj me ta, sidomos në ndeshjet në shtëpi”, ka deklaruar Ernest Muçi.