Në “Premier League” ka përfunduar super sfida e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit anglez. Një ndeshje e cila pritet të dhuronte spektakël dhe që nuk zhgënjeu aspak. Liverpuli arriti t’i shkaktonte humbjen e parë në kampionat Sitit, në takimin i cili përfundoi me rezultatin 4-3. Në pjesën e parë, takimi përfundoi në shifrat 1-1. Në fillim do të ishte Chamberlain ai që do të hapte këtë ndeshje, përpara se Sane të rikthente ekuilibrat në këtë takim.

Pjesa e dytë ishte një ferr për miqtë në “Anfield”, teksa Firminjo, Mane dhe Salah, i dhanë një goditje të fortë ekipit të Guardiolës. Ndeshja ishte në një ritëm të çmendur, pasi Silva dhe Gundogan do të rikthenin ekipin e Mançester Sitit në lojë në ekstrem. Megjithatë e pabesueshmja nuk ndodhi dhe Mançester Siti largohet nga “Anfield” me humbjen e parë të kampionatit. /vipsport/