Pas Emiljano Mustës dhe portierit Ilir Avdyli, nënkampionët e Kukësit ka kryer një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Marko Van Basten Çema.
21-vjeçari, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë, ka firmosur me verilindorët, duke bërë kështu një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij.
Çema në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e moshave të Tiranës dhe Partizanit, ndërkohë që pak kohë më parë, ishte pjesë e përfaqësueses së Çamërisë në një turne të zhvilluar, ku arriti të shënonte 3 gola.