Kukësi do të luajë të dielën kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Për këtë sfidë, verilindorët ende s’kishin gjetur një stadium. Por, tashmë mësohet se është arritur marrëveshja me klubin e Laçit.
Skuadra e drejtuar nga Diego Longo do të përballet me rrogozhinasit duke tentuar një rezultat pozitiv. Kësisoj është parë e udhës që takimi të zhvillohet në impiantin e kurbinasve.
Duke qenë se tekniku italian ka kërkuar një stadium me fushë të mirë në mënyrë që të luhet shtruar, është zgjedhur stadiumi i Laçit. Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 13:45.
Ne fakt mesohet se kukesianet kane dashur te luajne serish ne “Loro Boriçi”, por kerkesa e tyre nuk eshte miratuar nga shkodranet sepse do te luajne vete te shtunen aty ndaj Laçit dhe kesisoj do te ishte jonormale te luheshin dy ndeshje brenda dy diteve ne kete impiant sportiv.