Kukësi ka firmosur me një sulmues 22-vjeçar, Jakup Berisha.
Djaloshi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2025. Lajmi është bërë i ditur vetë nga verilindorën me anë të një postimi në Facvebook duke i urur edhe mirëseardhjen sulmuesit.
Jakup Berisha ka luajtur dikur me Shkëndijën e Tetovës, Vardarin dhe Shkupin.
Postimi i klubit të Kukësit:
✅ WELCOME JAKUP BERISHA ⚽️
✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.
💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup 🤝
Skeda e Lojtarit:
Emri: Jakup Berisha
Mosha: 22 vjeç
Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Sulmues i djathtë