HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi me 10 futbollistë mund Skënderbeun. Vasil Shkurtaj vendos në 'Loro Boriçi'

Kukësi me 10 futbollistë mund Skënderbeun. Vasil Shkurtaj vendos në ‘Loro Boriçi’

Rikthim ëndrrash për Vasil Shkurtajn me fanellën e Kukësit. Sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës verilindore në duelin ndaj Skënderbeut që u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kuksianëve.

Shkurtaj u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa prekjen e parë të topit arriti ta kthente në gol. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 36-të pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas, skuadra e Longos arriti të triumfonte, në një sfidë ku nuk mungoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Shkurtaj 78′

KUKËSI: Tafas, Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi, Dragoshi, Gligorov, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Bajrami, Frashëri, Sadriu, Zguro, Zhan Viktor, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli

GJYQTARË: O.Ferataj (Patos), R.Malaj (Vlorë), M.Qose (Lushnjë)

VAR: Kreshnik Cjapi (Fier), AVAR: Elvis Gjoka (Lezhë)

DELEGAT: Uvil Zajmi

VËZHGUES: Mhill Shkëmbi (Shkodër)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments