HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi me Devollin në pankinë pas fitores me Laçin do edhe një...

Kukësi me Devollin në pankinë pas fitores me Laçin do edhe një tjetër ndaj Vllaznisë

Kukësi është një prej 4 skuadrave të kualifikuara në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët ia dolën të kalojnë Partizanin në çerekfinale, ndërsa tashmë do të duhet të bëjnë llogaritë me Tiranën për finalen e madhe.

Menjëherë pas triumfit me Demat, erdhe dhe fitorja në kampionat ndaj laçit. Një fitore që mungonte prej më shumë se 16 javësh në Kukës. Ardhja e Bledar Devollit duket se është e “goditur”, me ish-trajnerin gjirokastrit që ka rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

Mbijetesa mbetet e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Aktualisht verilindorët ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 22 pikë, 6 larg zonës “Play-Out”. As shumë, por as pakë, kur ka mbetur edhe 1 fazë e tërë për t;u luajtur. Stafi dhe lojtarë shpresojnë deri në fund se do t’ia dalin të qëndrojnë mes më të mirëve, ndërsa kërkojnë të shpëtojnë sezonin.

Kupa e Shqipërisë gjithashtu është në “dritare” shprese për ekipin e Devollit dhe tashmë kanë “ndezur” motorët për sprintin e fundit të sezonit. Gjithçka duhet të nisë ndaj Vllaznisë, sfidë që do të luhet në “Kukës Arena” ditën e dielë në orën 14:00 dhe çdo ndeshje për ta do të jetë një “finale” për mbijetesën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments