Kukësi ndodhet në një moment të vështirë dhe mes shumë pasigurive për të ardhmen. Verilindorët kanë ulur buxhetin dhe synojnë që ta reduktojnë akoma dhe më tepër, ndërkohë që nga sezoni i shkuar kanë mbetur shumë pak lojtarë.
Së fundmi, Supersport mëson se nga Kukësi është larguar dhe Jakup Berisha. 23-vjeçari ka mbyllur bashkëpunimin me klubin dhe është rikthyer në Maqedoninë e Veriut.
Në pikëpyetje është dhe e ardhmja e Vasilios Zogos, i cili edhe pse është prezantuar pak ditë më herët, me shumë mundësi mund ta zgjidhë bashkëpunimin para kohe. Klubi verlindor e ka fshirë postimin e prezantimit të mbrojtësit të postuar në faqen zyrtare të Kukësit më datë 10 korrik.
onesa e pagave është një tjetër problematikë, me lojtarët që kanë bojkotuar stërvitjen këtë mesjavë e nuk pranojnë që të zbresin në fushë, pa marrë së paku një rrogë të prapambetur. Nga sezoni i shkuar tek Kukësi kanë mbetur vetëm Tafas, Bytyçi, Lamçe, Domi, Hasaj, Momoh, Abdou dhe Sula.