HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi mund edhe Bylisin. Tani është dy pikë larg Vllaznisë dhe synon...

Kukësi mund edhe Bylisin. Tani është dy pikë larg Vllaznisë dhe synon Europën

Kukësi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mundur Bylisn në shtëpi me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Sfida nisi me raste të pakta nga të dyja skuadrat, ku pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në të dytën, verilindorët arritën të zhbllokoheshin në minutën e 64’ me Reshitin, i cili devijoi një gjuajtje të Ndrecës dhe më pas çoi topin në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga kapiteni Gjelbrim Taipi, i cili i dha goditjen e “KO” ballshiotëve.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 5-të, duke hedhur sytë nga Europa. Ndërsa sa i përket Bylisit, vazhdon të zhytet në krizë, duke qëndruar në vendin e parafundit me 27 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 2-0 BYLIS

Rashiti 64′, Gj. Taipi 80′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments