Kukësi mbyll sot përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë që do luhet nesër. Verilindorët kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive edhe përballë shkodranëve. Kështu trajneri Longo, po bën edhe sistemimet e fundit në formacionin kuksian.

Nga sa është parë në seancat e fundit stërvitore, Kukësi nuk do ndryshojë shumë nga ndeshja e fundit kundër Partizanit. Trajneri italian pritet ti besojë pak a shumë të njëjtës 11-tshe. I vetmi që mund të zërë vend në formacion është Ardit Hila, që mund të spostojë në stol Bytyçin.

Në sulm pritet të luhet me “9-false”. Pasi treshja Fejiao-Basa- Milunovic do jenë tre dhëmbëshi i sulmit kuksian. Asnjëri prej tyre nuk është një sulmues tipik dhe prandaj Kukësi duket se ka vendosur të luajë pa një pikë referimi kundër Vllaznisë.

Ndeshja do zhvillohet nesër në orën 13:45 në stadiumin e Rrogozhinës, “Egnatia Arena”. Të dy ekipet gëzojnë një formë optimale përpara kësaj ndeshjeje që me siguri do jetë emocionuese duke parë stilet sulmuese që kanë të dy skuadrat.
Endri ÇINARI