Nesër në Champions League bie në sy një sfidë speciale siç është ajo mes Barcelonës dhe Juventusit, e cila në vetvete përmban edhe duelin Mesi-Ronaldo.

Sot në konferencë për shtyp, trajneri i katalanasve, Ronald Kuman, thekson se nëse Barcelona e tij ka kontrollin e topit atëherë portugezi nuk mund të bëjë dëme, ndërsa shtoi se është një mëkat që De Ligt nuk luan me blaugranët.

“E njoh mirë De Ligt, ka ekseperiencën e tij, pavarëisht se është i ri. Mund të jetë më i miri në botë në rolin e tij dhe është gjithashtu një person shumë pozitiv. Është në botën e futbollit për t’u përmirësuar çdo ditë.

Mëkat që luan me Juventusin dhe jo me Barcelonën, edhe pse kjo është diçka që ndodhi para se unë të vija këtu.

Ronaldo një stimul më shumë përballë Mesit? Nuk është stimul prej një futbollisti, por sepse dy skuadra të mëdha përballen.

Është e rëndësishme që më të mirët të jenë gjithmonë, e Ronaldo është ende në elitë për mënyrën si lufton dhe shënon. Duhet të mbrohemi mirë sepse mund të na bëjë keq, ndaj duhet të kontrollojmë shumë topin, pasi nëse kemi topin atëherë nuk do të na bënte shumë dëme”, u shpreh Kuman. /VipSport/