Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKumbulla humb supersfidën me Anglinë, pësoi dëmtim në menisk ndaj Andorrës

Kumbulla humb supersfidën me Anglinë, pësoi dëmtim në menisk ndaj Andorrës

Kombëtarja shqiptare merr një lajm të keq në prag të sfidës së vështirë për “Tre Luanët”. Edhe  Roma ndihet e shqetësuar për kushtet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në menisk, ndërsa luante ndaj Andorrës.

21-vjeçari tashmë mund të kthehet në kryeqytetin italian nesër, për t’iu nënshtruar testeve instrumentale në “Villa Stuart”, të cilat do të verifikojnë shkallën e dëmtimit.

Mediat italiane, duke iu referuar lajmeve nga Shqipëria, nuk janë optimiste për kushtet e Kumbullës, i cili mund të mbetet jashtë fushave për disa javë.

Një mungesë e rëndë për trajnerin Edy Reja, referuar ndeshjes kualifikuese të 28 marsit me Anglinë, por edhe për Romën e Fonseca, që po lufton në kampionatin italian për vendin e katërt dhe do të përballet me Ajax në çerekfinalet e “Europa League”, brenda dhjetë ditësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments