Në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë u ndal edhe Marash Kumbulla i cili shprehu keqardhjen që Shqipëria nuk arriti të fitonte në Vilnius, ndërsa dha një mendim edhe për skuadrën e tij të re Romën.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam.

Trajneri bëri mirë që më ndërroi, nuk isha shumë në formë sot. Jam shumë më i kënaqur që luajta këto 2 ndeshje si titullar.

Lacio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës? Është e vështirë të them, por besoj Roma është më e fortë”, u shpreh Kumbulla për “Supersport”.

Ne fakt te mosqenurit ne forme ka ardhur edhe per shkak te aktivizimit te tij ne rolin e mbrojtesit te majte, rol ne te cilin ai nuk ka luajtur me pare dhe e kishte te veshtire te adaptohej si duhet.