HomeSHKODRANET NEPER BOTE"Kundërpërgjigjet" Bala. Dy gola sot për Jagiellonia në Poloni

“Kundërpërgjigjet” Bala. Dy gola sot për Jagiellonia në Poloni

Pas golave të djeshëm të dy sulmuesve shkodranë Hamdi Salihi dhe Armando Vajushi, është “kundërpërgjigjur” sot shkodrani tjetër- Bekim Bala. Ai ka shënuar plot 2 gola në fitoren e skuadrës së tij Jagiellonia në kampionatin polak të futbollit në ndeshjen ndaj Ruch Chorzow. Bjondi shkodran ka kontribuar kësisoj në fitoren e thellë 6-0 të skuadrës së tij ndaj këtij kundërshtari. Bala ka shënuar pikërisht dy golat e fundit të kësaj ndeshje, të pestin në minutën e 64-të dhe të gjashtin në minutën e tretë shtesë të ndeshjes. Në këtë mënyrë, sulmuesi shkodran vazhdon të bëjë një paraqitje të mirë edhe me skuadrën e tij të re, me të cilën është bashkuar këtë verë. Me golat e sotëm, ai është ngjitur në kuotën e tre golave të shënuar këtë kampionat me Jagiellonia. Kjo e fundit me fitoren e sotme është ngjitur në kuotën e 11 pikëve pas shtatë javëve kampionat duke mbajtur vendin e pestë në renditje.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments