Kritikat e tifozeve per mungesen e merkatos, i kane vene ne levizje drejtuesit e Universitatea te Craioves, kundershtarit te Vllaznise ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League”.

Mediat rumune kane bere te ditur se ky klub ka mbyllur marreveshjen me mbrojtesin brazilian Raul Silva. Ky lojtar vjen nga Braga e cila zoteronte kartonin e ti, skuadër që e transferoi në vitin 2017 për dy milionë euro nga Maritimo. Qendërmbrojtësi sezonin e kaluar u huazua te Estoril, skuadër me të cilën përfundoi në vendin e 9-të në kampionatin portugez.

Sezonin e kaluar Silva ka rregjistuar 19 ndeshje në të gjitha garat, nga të cilat 15 në kampionat. Në ligën e parë portugeze shënoi dy gola dhe mori 6 kartonë të verdhë. Ai ishte titullar në 37% të ndeshjeve të Estorilit në kampionat.

Silva vjen te Craiova si lojtari me kontratë të lirë dhe do të luftojë për një pozicion titullar me Paul Papp, Valentin Screciu dhe Valerică Găman. Braziliani ishte gjithashtu në bisedime me Universitetin e Craiova në dimër.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Silva ka luajtur edhe për Atletico Paranaense, Remo Sport Recife, Arapongas, Criciuma, Londrina, Paysandu, Figueirense dhe Caeara, në Brazil. Në Portugali ai luajti për Maritimo, Braga dhe Estoril.

Mbrojtesi brazilian sipas transfermark.com vleresohet me 1.000.000 euro dhe konsiderohet nje blerje e rendesishme per Craioven ne prag te ndeshjeve me Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/