Në prag të duelit në Belo Horizonte,trajneri përfaqësueses së Brazilit, Tite, nuk ka kursyer elozhet ndaj Lionel Messit.

Në një reagim për mediat, trajneri brazilian thotë se është e pamundur për të neutralizuar “yllin” e Barcelonës.

“Ne nuk kemi biseduar vetëm për individualitetin e Argjentinës. Ata janë rritur edhe si kolektiv gjithashtu”, tha ai.

“Kolektivi i thekson individët. Nuk mund ta ndalësh Messin, JO, vetëm ti t’ia ngadalësosh ritmin, por nuk mund t’i neutralizosh veprimet e tij”, vijoi Titte.

“Në të njëjtën mënyrë se si Philippe Coutinho nuk e neutralizon veten, Roberto Firmino e David Neres. Në një pikë, edhe ata do të jenë vendimtar”, përfundoi ai.

Messi ka shënuar vetëm një herë këtë sezon në Kupën e Amerikës dhe ky gol erdhi nga pika e penalltisë në barazimin 1-1 të Argjentinës me Paraguain në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.