Sot do të mbyllet edhe Kupa e Botës 2019 në basketboll, e mbajtur në Kinë.
Katër skuadrat e mbetura në lojë janë Argjentina, Spanja, Franca dhe Australia.
Argjentina dhe Spanja do të diskutojnë finalen e madhe, me synimin e vetëm, triumfin.
Argjentina ka kaluar kundërshtarë mjaft të vështirë deri në këtë pikë, duke lënë prapa skuadra si Serbia e Franca, kurse Spanja ka triumfuar ndaj kundërshtarëve si Australia e Italia.
Ndeshja finale e këtij Kampionati Botëror do të luhet sot me fillim nga ora 14:00, sipas orës sonë.
Në anën tjetër, garë do të ketë edhe për vendin e tretë në këtë turne, vend i cili sjell medalje bronzi.
Franca dhe Australia diskutojnë pozitën numër tre, pasi ëndrra për titullin e kampionit u shua në gjysmëfinale.