Kampionati shqiptar do të jetë tre javë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, por ekipe të Kategorisë së Parë, të Dytë dhe dy skuadra të Superiores, do të zbresin në fushë para të tjerëve në turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
FSHF ka plotësuar çiftet e këtij turi dhe ka caktuar që ndeshjet e tij do të luhen menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares, më datë 7 tetor, ndërsa kampionati do kthehet pak ditë më vonë.
Në garë janë kryesisht skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, por edhe Skënderbeu e Laçi nga Kategoria Superiore. Sipas planit, të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30. Fituesit e këtyre çifteve, që vendosen nga një ndeshje e vetme, do t’u bashkohen më pas 8 ekipeve të tjera të Superiores që e nisin garën nga tuyri i dytë.
KUPA E SHQIPËRISË
Turi i parë
07.10.2026 ora 13:30
Bylis – Albpetrol
Flamurtari – Gramshi
KF Laçi – Këlcyra
Skënderbeu – Naftëtari
Pogradeci – Delvina
Iliria – Veleçiku
Besa – Devolli
Kastrioti – Luz i Vogël 2008
Burreli – Eagle Football
Korabi – Tërbuni
AF Luftëtari – Tomori
Kukësi – Erzeni
Apolonia – Maliqi
Lushnja – Shiroka
Oriku – Butrinti
Besëlidhja – Sopoti


