Ndeshjet e luajtura dje në Kupën e Shqipërisë kanë përcaktuar tablonë e turit të dytë të turneut me 16 skuadrat që do të ndeshen mes tyre për të vazhduar rrugëtimin në turne sipas skemës së paracaktuar në fillim të edicionit.
Të dy skuadrat e Superiores kanë vazhduar më tej, ashtu siç pritej, me Vorën që tashmë do të matet me Sopotin i cili bëri surprizën ndaj Erzenit. Ndërsa Flamurtari do të luajë kundër Tomorit që u kualifikua pa luajtur për shkak të tërheqjes së Valbonës.
Ndërkohë, ndeshjet e tjera dhurojnë përballje shumë interesante me ekipet e Kategorisë së Parë që përballen mes tyre për të vazhduar rrugën në këtë aktivitet, ku në turin e tretë shtohen edhe ekipet e mbetura nga Superiorja.
TURI I DYTË
Skënderbeu – Iliria
Vora-Sopoti
Besa-Kukësi
Pogradeci-Korabi
Laçi-Luftëtari
Flamurtari-Tomori
Burreli-Kastrioti
Apolonia-Lushnja