Ne pragndeshjen me Laçin, deklarata e mbrojtesit Mevlan Adili se futbollistet e Vllaznise, duke filluar prej tij i pari e me rradhe te gjithe te tjeret, duhet te luajne si burrat, beri xhiron e portaleve dhe te gjitha mediave.
Shumekush pyeste se çfare ka dasht te thote Adili me ate shprehje? Te tjere ndoshta me ironi pyesin nese Vllaznia deri me tani “kishte luajt si grate”?
Por ne fakt, pergjigjen me te mire e dhane futbollistet e Vllaznise pasditen e sotme ne fushen e lojes. Kur shumekush ka menduar qe Laçi do ta fitonte patjeter kete ndeshje, ne fakt nuk ka rezultuar keshtu.
Adili & Co kane luajtur vertete si burrat. Ata qe nga sekondat e para te ndeshjes dhe deri tek vershellima perfundimtare e arbitrit, kane treguar vendosmerine e tyre per te marre pike dhe ne fund ia dolen.
Krejt ndryshe nga heret e tjera, kur humbja pesohej qe ne Uren e Milotit sepse fusha e Laçit “u kallte daten” futbollisteve te Vllaznise. Por sot ishte ndryshe dhe pikerisht per kete arsye, deklarata e Adilit merr shume vlere. Dhe nese Vllaznia luan ne kete menyre edhe ne 9 ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit, shanset per t’u shpallur kampion jane te medha./SHKODRA-SPORT.COM/