Trajneri i Partizani, Ilir Daja ka ndërhyrë në emisionin “Skaner” për të diskutuar për moviolën e bërë nga Bujar Pregja. Numri një I pankinës së Partizani ka bërë një debat të ashpër me specialistin e gjykimit që u shpreh se Partizanit I mungon vetëm një penallti. Nuk kanë munguar as tonet e ashpëra mes të dyve.
“Penalltinë e Çinarit dhe Muratajt e kam parë direkt në lojë dhe unë do të dal jashtë etikës si trajner. Lojtari i Partizani I përplas si qen në tokë pasi nuk interesohet fare për top. Është kontakt dhe vetëm Pregja mund të thojë që është pak kontakt. Problemi që ngre unë është se nuk merren me gjyqtarët, por kur dëgjoj këtu moviolën që thuhet mungon një penallti për ne dhe një për Laçin.
Problemi është se unë me lojtarët e mi nuk kërkoj të krijoj alibi, por kur pas disa orësh shikoj në televizion apo edhe Pregjën që nuk e di se çfarë do t’I thojë këtë gjyqtari që thotë që ka një farë kontakti. Kush do t’I mbrojë lojtarët nga këto gjëra. Ne sot kemi bërë çdo gjë për t’u kualifikuar dhe u kam thënë çunave mbani kokën lartë pasi keni bërë çdo gjë.
Pregja: Rasti I parë është me flagrant dhe ky I dyti nuk është njësoj.
Daja: E di si më dukesh tani ti mua.
Pregja: Nuk më tregonin dot mua se çfarë të bëj, jam unë specialist gjykimi.
Daja: Kur keni arbitruar vet keni qenë shumë I dyshimtë.
Pregja: Nuk kam nëvojë të më gjykosh ti mua. Ti ke mendimin tënd dhe nuk ka të drejtë të më gjykosh punën time dhe nuk ke aftësinë për të më gjykuar.
Daja: Duhet t’I ndajmë gjërat. Unë pas ndeshjes nuk e kam prekur gjykimin. Problemi nuk është ky, por pasi shihen e trajtohen në disa pamje, kush do ta mbrojë ekipin e Partizanit. Një specialist I padisktueshëm si Pregja thotë që është një rast i dyshimtë dhe e jep me 50% që është apo jo.
Kjo mund të bëhet preçent dhe mund të ndikojë në kampionat pasi mund të bëhet edhe në favor të Partizanit dhe në disfavor e kjo më shqetëson më shumë mua. Pregja është specialist gjykimi, ata në studio janë trajnera dhe ata thonë që janë penallti, ndërsa Pregja thotë që nuk është penallti.
Pregja: Nuk janë trajnerët specialistë, unë nuk ndërhyj në skemat që përdorë ti si trajner.