Trajneri i Empolit, Paolo Zaneti, i ka thurur elozhe mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami, në prag të sfidës ndaj Atalanës që do të zhvillohet ditën e diel.
Tekniku është koshient për vështirësitë që i presin në këtë duel, teksa në konferencën për shtyp para mediave, veçoi kroatin Pjaca dhe shqiptarin Bajrami, duke deklaruar:
“Pjaca, një kampion potencial në stërvitje. Potenciali ka qenë gjithmonë, për mua është gjithashtu një sfidë personale të përpiqem ta bëj atë të japë dhe t’i jap besim.
Një lojtar si ky në Empoli mund të bëjë ndryshimin. Kur ndizet edhe Bajrami, sheh një nivel superior, që shkon përtej garës dhe bujarisë”, deklaroi trajneri Zaneti.