✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Kampionati i “Abissnet Superiore” po hyn në një fazë interesante teksa është lënë pas 1-4 e rrugëtimit të rregullt të tij dhe tashmë skuadrat kanë filluar të profilizohen për objektivat që do të kenë.
Ndërkohë Gazeta “Shkodra Sport” i është drejtuar CHATGTP për të dhënë një probalitet mundësish për shpalljen kampion të skuadrave pjesmarrëse. Dhe parashiket e CHAT nuk kanë munguar të vijnë, teksa ka analizuar performancën e deritanishme, por edhe shumë aspekte të tjera.
Ai për të nxjerrë shanset e skuadrave për titull, ka bërë një simulim më “Monte Carlo–like” dhe si rezultat kanë dalë edhe parashikimet teksa sipas tij, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të jenë skuadrat që do të diskutojnë titullin në “Final 4”.
Në përfundim të tyre, më shumë shanse për t’u shpallu kampion sipas CHATGTP ka Vllaznia, plot 32 % e pas saj vjen Elbasani me 28 %. Egnatia është e treta me 23 % dhe Dinamo e katërta me vetëm 17 %. Të ketë të drejtë CHATGTP me këtë parashikim? Kjo duheet parë në të ardhmen…
Burimi: Gazeta “SHkodra Sport”








