Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Kush është talenti më premtues i kombëtares tuaj?' UEFA pyet fansat me...

‘Kush është talenti më premtues i kombëtares tuaj?’ UEFA pyet fansat me ‘rraketën Broja’

Armando Broja është padiskutim lojtari më premtues që ka pasur ndonjëherë kombëtarja shqiptare në gjirin e saj.

Sulmuesi i talentuar është kthyer në një yll të padiskutueshëm në Premier League, me skuadrën e Southampton.

Paraqitjet e talentit shqiptarë kanë bërë për vetë gjithë sportdashësit, i cili ia ka arritur të marrë sërish vëmendjen e UEFA-s, teksa e ka detyruar këtë të fundit të bëjë një postim në rrjetet sociale, duke zgjedhur si postim një gol të shënuar nga 20-vjeçari i kombëtares shqiptare.

Është zgjedhur goli i shënuar kundër San Marinos në Elbasan, një duel që kuqezinjtë e fituan 5-0, ndërkohë UEFA nuk ka përfunduar me kaq, teksa ka shtruar edhe një pyetje për të gjithë fansat e futbollit.

“Rraketa Armando Broja, kush është talenti më premtues i kombëtares tuaj?” , thuhet në postimin e UEFA-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments