Stadiumi i ri i Totenhemit pritet që të jetë ndoshta më luksozi i ndërtuar ndonjëherë, ndonëse duke parë sesa shpesh janë shtyrë kohët e inaugurimit të tij, duket sikur mbi këtë impiant ka rënë një mallkim.

auto_tottenham-hotspur-new-stadium1552291005

Edhe pse klubit londinez i ka kushtuar 1 miliard euro kjo strukturë, ajo që është konstatuar dje është thjesht qesharake.

qwqejmbqdn421

Ndoshta, ata që kanë ndërtuar pjesën përreth fushës nuk kanë qenë tifozë futbolli, ose nuk e pëlqejnë këtë sport, kur sheh se mungon hapësira e duhur, që një lojtari i nevojitet për të ekzekutuar një goditje këndi. 

Hapësira ekziston, por dy metra larg flamurit të këndi është një hendek jo pak i thellë, që ndan fushën nga pjesa e tribunave