Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKushton 130 milionë euro, shtatë klube në radhë për yllin e Bundesliga!

Kushton 130 milionë euro, shtatë klube në radhë për yllin e Bundesliga!

Një ndër lojtarët më të spikatur të dy sezoneve të fundit, për sa i përket grupmoshës së tij është padyshim Kai Havertz. Gjermani është ndoshta lojtari më i kërkuar në Europë, pasi numërohen plot 7 klube, që janë në ndjekje të tij.

Çmimi sa vjen e rritet nga Leverkusen, që tashmë kërkon të paktën 130 milionë euro për ta lënë të lirë. Bayern Munchen e kërkon me ngulm prej kohësh, por tani duhet të llogarisë edhe konkurrencën e Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Gjithashtu në Angli janë të çmendur pas 20-vjeçarit, i cili përveçse me Leverkusenin, është paraqitur mirë edhe me Kombëtaren e Gjermanisë. Manchester United dhe Manchester City janë interesuar për Havertz, por edhe Liverpool dhe Chelsea.

Plot shtatë gjigantë europianë kërkojnë me Ћdo kusht shërbimet e djaloshit, i cili së fundmi u rendit edhe i treti në listën e çmimin “Golden Boy”, ku fitues u shpall Joao Felix, ndërsa pas tij vinte Jadon Sancho./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments