Lotar Mateus ka mbetur i shokuar më shumë nga loja e Bajern Mynih, sesa nga disfata suprizuese kundër Verderit.
Ikona e futbollit në përfaqësuesen e “pancerave” dhe klubet ku ka shkelur Lotari, 62-vjeçari e shikon problemin tek grupi aktual dhe mosha e konsiderueshme në tërësi, të cilët nuk kanë energji të mjaftueshme për të mbajtur temperaturat të qëndrueshme përgjatë 90’, sikurse nevojën jetike në treg rreth afrimeve:
“E them me zë të lartë se ky nuk është Bajern Mynih që unë njoh. Ata zakonisht dominojnë lojën nga fillimi deri në fund. Por, ndaj Verderit nuk ndodhi kështu. Ishin mungesa e theksuar e energjive, dëshirës dhe lidhja e reparteve. Erik Daier mund të ishte evituar si blerje, pasi ata nuk kanë nevojë për eksperiencë, por për kualitet.
I sigurt se nëse Benzhamë Pavar dhe Josip Stanisiç do të ishin ende pjesë e bavarezëve, tashmë do të flisnim ndryshe. E kam të vështirë të jap një verdikt fiks se si do të përfundojë sezonin për Bajernin. Nuk mund të mohohet se edhe thashethemet në lidhje mbi të ardhmen e Kimish dhe Dejvisit kanë dhënë pasojat e tyre”, përfundoi Mateus në “Sky Sport.de”.