Federata spanjolle ka vendosur ditën e sotme orarin për ndeshjen e parë sezonale mes Barcelonës dhe Real Madrid. ‘El Clasico’ e parë është parashikuar të zhvillohet më 26 tetor në ‘Camp Nou’, në orën 13:00 të drekës.

Një orar i pazakontë për ndeshjen mes dy rivalëve të përbetuar, por e gjitha është një strategji për tregun aziatik, e cila është pranuar nga klubet. Edhe pse tifozeria është shprehur kundër këtij orari të pazakontë pasi në mbrëmje duket sikur krijohet një tjetër atmosferë.

Megjithatë, duket e vështirë që vendimi të ndryshojë. Sakaq, ka edhe një rast në të cilin ‘El Clasico’ është zhvilluar në këtë orar. Bëhet fjalë për ndeshjen e dhjetorit në vitin 2017, por që nuk përbën një kujtim të lumtur për madrilenët, të cilët u mposhtën në ‘Bernabeu’ me rezultatin 0-3 falë golave të Suarez, Mesi dhe Aleiks Vidal./vipsport/