Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELa ndeshjen në mes në shenjë revolte, portieri francez i pezulluar për...

La ndeshjen në mes në shenjë revolte, portieri francez i pezulluar për ndeshjen tjetër

Zheremi Vashu vendosi të largohej në mënyrë demonstrative në javën e fundit të Superiores, ndërsa Bylisi maste forcat me Vorën. Sfida po fitohej nga Vora me rezultatin 2-0, dhe portieri i Bylisit u largua nga fusha në minutën e 42-të.

Për largimin e tij, trajneri Josa tha se ishte në formë proteste që nuk e zëvendësuan kur ai e kërkoi. Rasti i paprecedentë në Superiore u shoqërua me karton të verdhë nga kryesori Ermis Çelaj.

Automatikisht bën që Vashu të jetë në kuotën e katër kartonëve të verdhë dhe i pezulluar, kur të rifillojë kampionati. Sido të zgjidhet çështja mes Vashu dhe Bylisit, e sigurt është që nuk do luajë ndaj Tiranës.

Kjo është një humbje e madhe për ballshiotët. Vashu më parë shikohej si garanci për portën e ekipit të Mirel Josës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments